SIGURIA E PAJISJEVE & MENAXHIMI I TYRE

Çdo pajisje e siguruar dhe e kontrolluar

Nga kompjuterat statikë te pajisjet mobile, ne mbrojmë çdo pajisje në organizatën tuaj me siguri të nivelit më të lartë dhe menaxhim qëndror.

MBROJTJA E PAJISJEVE

Shkeljet fillojnë nga pajisjet e përdoruesve

Çdo laptop, desktop, telefon, dhe tablet në organizatën tuaj është një pikë hyrjeje potenciale për hakerat. Një kompjuter i pa-përditësuar, një pajisje personale që lidhet me rrjetin tuaj, ose një punonjës që shkarkon malware – cilado nga këto mund të komprometojë të gjithë infrastrukturën tuaj.

Ne vendosim dhe menaxhojmë zgjidhje sigurie që mbrojnë çdo pajisje në mjedisin tuaj. Nga antiviruset te menaxhimi i patch-eve dhe politikat e pajisjeve, ne sigurojmë që çdo pajisje që lidhet me rrjetin tuaj përmbush standardet e sigurisë.

Çfarë përfshihet

Vendosje e sistemeve (EDR)

Menaxhim i antiviruseve dhe anti-malware

Menaxhim i automatizuar i patch-eve për OS dhe aplikacionet

Forcim i sigurisë së pajisjeve dhe konfigurim sigurtë i tyre

Zbatim i politikave BYOD

Kontrolle për mediat e lëvizshme (USB, disqe të jashtme)

Panel i centralizuar menaxhimi dhe raportimi

Përgjigje ndaj incidenteve për ngjarje të lidhura me pajisjet

Për kë është ky shërbim

How We Work

01

Inventari

Katalogojmë të gjitha pajisjet, vlerësojmë mbrojtjen aktuale, dhe identifikojmë mangësitë.

02

Vendosja

Instalojmë dhe konfigurojmë në mënyrë të sigurtë të gjitha pajisjet.

03

Menaxhimi

Monitorim i vazhdueshëm, përditësime, zbatim politikash, dhe përgjigje ndaj incidenteve.

Jeni gati për të mbrojtur biznesin tuaj?

Na kontaktoni për të diskutuar se si ITAKA7 mund t’ju ndihmojë për të siguruar operacionet tuaja dixhitale.