Shërbime Ligjore - ITAKA7

Ekspertizë ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e privatësisë

Shërbimet

ITAKA7 iu ndihmon të mbroni të dhënat e klientëve dhe partnerëve tuaj

Shërbime të DPO (Data Protection Officer)

  Emërimi i një Oficeri të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) është një…

Read More

Përputhshmëri me GDPR dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

  Ruajtja e përputhshmërisë me GDPR-në dhe ligjet lokale për mbrojtjen e të…

Read More

Menaxhim dhe analizë risku

  Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve për mbrojtjen e të dhënave është thelbësor…

Read More

Hartimi dhe menaxhimi i politikave të brendshme të sigurisë

  Politikat e brendshme të sigurisë janë thelbësore për mbrojtjen e të dhënave…

Read More

Menaxhimi i aktivitetit të përpunimit të të dhënave

  Mbajtja e regjistrave të saktë dhe të plotë të aktiviteteve të përpunimit…

Read More

Konsulencë për mbrojtjen e të dhënave

  Transferimet ndërkombëtare të të dhënave kërkojnë menaxhim të kujdesshëm për të siguruar…

Read More

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Pajtueshmëria me GDPR siguron që biznesi juaj respekton Rregulloren e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, e cila përfaqëson një grup rregullash i hartuar për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve të Bashkimit Europian. Kur jeni në përputhshmëri me këtë rregullore ju krijoni besim te klientët tuaj, shmangni gjobat dhe garantoni që trajtimi i të dhënave është transparent dhe i sigurtë.

Një DPO (Data Protection Officer) i jashtëm menaxhon të gjiha përgjegjësitë që lidhen me mbrojtjen e të dhënave në emër të kompanisë tuaj. Këto shërbime përfshijnë aktivitetet e përpunimit të të dhënave, sigurimin e përputhshmërisë me GDPR, këshillim të vazhdueshëm dhë shërbimin si një pikë kontakti me autoritetet përkatëse. Një DPO i jashtëm ju ndihmon të ruani standarte të larta të mbrojtjes së të dhënave pa nevojën e një specialisti të punësuar pranë jush.

Programet e personalizuara të trajnimit dhe ndërgjegjësimit e edukojnë stafin tuaj mbi parimet e GDPR-së, praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave dhe detyrat e tyre specifike. Këto programe ndihmojnë në krijimin e një kulture mbrojtjeje të të dhënave brenda kompanisë tuaj, duke reduktuar rrezukun e rrjedhjes së të dhënave dhe duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret. Punonjësit e informuar mirë janë më të përgatitur për të trajtuar të dhënat në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt.

Në rast të një rrjedhje të të dhënave, reagimi i menjëhershëm është thelbësor. Kompania juaj duhet të:

  1. Identifikojë dhe të menaxhojë rrjedhjen.
  2. Njoftojë autoritetin mbikëqyrës të relevant brenda 72 orësh.
  3. Informojë individët e prekur nëse rrjedhja paraqet një rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e tyre.
  4. Kryejë një vlerësim të rrezikut për të vlerësuar ndikimin e rrjedhjes dhe për të zbatuar masa korrigjuese.

Shërbimet tona të menaxhimit të rrjedhjes së të dhënave ofrojnë mbështetje gjatë gjithë këtij procesi, duke siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efektive.

Një DPIA është një proces që përdoret për të identifikuar dhe për të zbutur rreziqet e lidhura me aktivitetet e përpunimit të të dhënave që mund të çojnë në rreziqe të larta për të drejtat dhe liritë e individëve. Ai është i nevojshëm për aktivitete të përpunimit me rrezik të lartë, si përpunimi në shkallë të gjerë i të dhënave të ndjeshme ose monitorimi sistematik i mjediseve publike. ryerja e një DPIA ndihmon për të siguruar që aktivitetet tuaja të përpunimit të të dhënave janë në përputhje me GDPR-në dhe që rreziqet janë menaxhuar në mënyrë të duhur.

ITAKA7 ofron ekspertizë për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret për transferimet ndërkombëtare të të dhënave. Ne ndihmojmë në zbatimin e Klauzolave Standarde të Kontratës (SCC), sigurimin e certifikimeve të përshtatshme dhe kalimin në mekanizma të rinj ligjorë. Shërbimet tona sigurojnë që transferimet tuaja të të dhënave jashtë BE-së të jenë të sigurta, ligjore dhe në përputhje me kërkesat e GDPR-së.

ITAKA7
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.