Hartimi i politikave dhe procedurave të sigurisë

Hartimi i politikave dhe procedurave të sigurisë

Krijoni një bazë të fortë të sigurisë kibernetike me politika dhe procedura të qarta që sigurojnë përputhshmërinë me rregulloret, konsistencën operacionale dhe sigurinë e përmirësuar.

 

Korniza të rërputhshmërisë me standartet: Kompanitë duhet të respektojnë rregulloret e sigurisë kibernetike si GDPR, ISO27001 dhe standardet NIST. Ne zhvillojmë politika që janë në përputhje me këto korniza për t’i ndihmuar bizneset të përmbushin kërkesat ligjore dhe ato të sigurisë kibernetike.

Procedurat e përgjigjes ndaj incidenteve dhe menaxhimit të rrezikut: Planet e përgjigjes ndaj incidenteve minimizojnë dëmin nga incidentet e sigurisë. Ne hartojmë protokolle të strukturuara për identifikimin, shmangien dhe rikuperimin nga kërcënimet kibernetike, duke siguruar veprim të shpejtë dhe të koordinuar gjatë një shkeljeje.

Udhëzime për kontrollin e aksesit dhe mbrojtjen e të dhënave: Mbrojtja e të dhënave të ndjeshme kërkon politika të qarta mbi aksesin e përdoruesve, autentikimin dhe trajtimin e të dhënave. Politikat tona zbatojnë aksesin me privilegje minimale, praktikat e enkriptimit dhe ruajtjen e sigurt të të dhënave për të mbrojtur informacionin kritik.

 

Përfitimet

 

  • Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet e sigurisë kibernetike.
  • Krijmi o procedurave të qarta dhe të zbatueshme të sigurisë për të gjithë punonjësit.
  • Reduktimi i rreziqeve operative përmes politikave të strukturuara të sigurisë kibernetike.
ITAKA7
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.