AUDITIME SIGURIE & TESTIME PENETRIMI
Vlerësime gjithëpërfshirëse sigurie dhe simulime të kontrolluara sulmesh që zbulojnë saktësisht ku qëndrojnë mbrojtjet tuaja.
SIGURI OFENSIVE
Shumica e organizatave nuk e dinë sa të sigurta janë vërtet derisa diçka shkon keq. Një auditim sigurie ju jep një panoramë të pastër dhe vlerësim sistematik të infrastrukturës, politikave, dhe praktikave tuaja kundrejt standardeve të vendosura të sigurisë.
Testimet tona të penetrimit shkojnë më tej – ne simulojmë sulme reale kundër sistemeve tuaja për të identifikuar dobësi të shfrytëzueshme. Rezultati është një panoramë e qartë dhe me prioritete të asaj që duhet riparuar dhe sa urgjentisht.
Skanim i dobësive të jashtme dhe të brendshme
Test penetrimi i rrjetit
Testim i sigurisë së aplikacioneve web
Rishikim i konfigurimeve dhe politikave
Vlerësim i inxhinierisë sociale (opsionale)
Raport i gjetjeve të ndara në prioritete me udhëzimet për riparim
Përmbledhje ekzekutive stafin vendimarrës
Ri-testim dhe ri-verifikim pas riparimit
Përcaktojmë kufijtë e vlerësimit, objektivat, dhe rregullat e angazhimit.
Ekipi ynë kryen testime sistematike dhe dokumenton të gjitha gjetjet.
Dorëzojmë një raport të detajuar dhe punojmë me ekipin tuaj për të adresuar çështjet kritike.
Qoftë një boshllëk në përputhshmëri apo një rrezik sigurie, ne e identifikojmë herët – dhe e trajtojmë siç duhet.
Punoni me ekspertët e fushës, përpara se të kthehet në problem real.
