SIGURIA KIBERNETIKE & TEKNOLOGJIA
Nga vlerësimet e vulnerabilitetit te siguria e pajisjeve, ne ndërtojmë mbrojtje me shtresa që sigurojnë infrastrukturën, të dhënat, dhe reputacionin tuaj.
MBROJTJE PROAKTIVE
Praktika e sigurisë kibernetike në ITAKA7 kombinon ekspertizë teknike praktike me një qasje proaktive ndaj menaxhimit të kërcënimeve. Ne nuk presim incidentet – i parandalojmë ato.
Ekipi ynë siguron rrjetet, forcon infrastrukturën, monitoron pajisjet, mbron sistemet e email-it, teston mbrojtjet tuaja, dhe trajnon stafin tuaj. Çdo angazhim përshtatet me profilin tuaj specifik të rrezikut, teknologjinë, dhe nevojat e biznesit.
lerësime gjithëpërfshirëse dhe simulime të kontrolluara sulmesh për të identifikuar vulnerabilitetet përpara se ti zbulojnë hakerat.
Ndërtim i sigurt i rrjetit, menaxhim i firewall-it, konfirgurim VPN, dhe monitorim i vazhdueshëm i infrastrukturës.
Autentikim email-i, filtrim, dhe simulime phishing për të mbrojtur sipërfaqen tuaj më të sulmueshme.
Antivirus, EDR, menaxhim i patch-eve, dhe forcim i pajisjeve PC, server dhe mobile.
Zgjidhje automatike backup-i, të testuara, me procedura të dokumentuara rikuperimi për të mbajtur biznesin tuaj operacional.
Monitorim i vazhdueshëm i forumeve dhe tregjeve të dark web për kredenciale dhe të dhëna të rrjedhura të lidhura me kompaninë tuaj.
Programe trajnimi të certifikuara që kthejnë punonjësit tuaj nga rrezik potencial në mbrojtjen tuaj më të fortë.
Politika sigurie, plane për përgjigjen ndaj incidenteve, dhe dokumentacion i sigurisë i hartuar profesionalisht.
Ekspertizë teknike direkte, jo vlerësime teorike të pa zbatueshme në praktikë.
Sisteme të ruajtura në BE me mjete në përputhje me GDPR.
Gjetje të qarta me prioritete kontkrete — jo dokumente të gjata të cilat kalojnë pa u lexuar.
Bashkëpunim i vazhdueshëm dhe i konsoliduar, jo vetëm konsulencë kalimtare.
Na kontaktoni për të diskutuar se si ITAKA7 mund t’ju ndihmojë për të siguruar operacionet tuaja dixhitale.
