SIGURIA E RRJETIT DHE INFRASTRUKTURËS
Nga konfigurimi i firewall-it te vendosja e VPN-së, ne ndërtojmë, dhe mirëmbajmë infrastrukturën e rrjetit që garanton funksionimin e sigurtë të biznesit tuaj.
SIGURIA E INFRASTRUKTURËS
Rrjeti juaj është shtylla kurrizore e operacioneve të biznesit. Një firewall i konfiguruar gabim, një switch i pa-përditësuar, ose një pajisje pasiguruar mund të ekspozojë të gjithë organizatën tuaj ndaj sulmeve. Shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk kanë ekspertizën e brendshme për ta menaxhuar këtë siç duhet.
Ne trajtojmë ciklin e plotë të sigurisë së rrjetit – nga dizajni fillestar dhe vendosja deri te monitorimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme. Ekipi ynë punon me pajisje të nivelit teknologjive të fundit dhe ndjek praktikat më të mira të industrisë.
Ndërtim dhe rishikim i arkitekturës ekzistuese së rrjetit
Konfigurim dhe menaxhim i firewall-it
Konfigurim i sistemeve VPN
Konfigurim i switch-eve dhe pikave të aksesit
Segmentim i rrjetit dhe kontroll i aksesit
Konfigurim i sistemeve të monitorimit dhe njoftimeve
Menaxhim i patch-eve dhe përditësim i firmware-it
Përgjigje ndaj incidenteve për ngjarje të lidhura me rrjetin
Auditojmë topologjinë aktuale të rrjetit, pajisjet, dhe konfigurimin.
Ndërtojmë dhe vendosim infrastrukturë të sigurt të përshtatur për mjedisin tuaj.
Monitorim i vazhdueshëm, mirëmbajtje, dhe përgjigje e shpejtë ndaj ngjarjeve të sigurisë.
Na kontaktoni për të diskutuar se si ITAKA7 mund t’ju ndihmojë për të siguruar operacionet tuaja dixhitale.
