PËRGJIGJE NDAJ INCIDENTEVE
Përgjigje teknike dhe përputhshmëri ligjore si një shërbim i vetëm. Kur ndodh një shkelje, ITAKA7 ju ofron të dyja – dhe shpejt.
TEKNIKE + LIGJORE
Shumica e kompanive të sigurisë kibernetike mund t’ju ndihmojnë të frenoni një sulm. Shumica e firmave ligjore mund t’ju këshillojnë për detyrimet ligjore. Por kur ndodh një incident i sigurisë, ju duhen të dyja njëkohësisht — dhe të koordinuara, jo të ndara.
ITAKA7 është i vetmi ekip në rajon që kombinon një praktikë të certifikuar të sigurisë kibernetike me avokatë të specializuar të privatësisë si një shërbim i vetëm. Kur na telefononi, merrni një përgjigje të koordinuar: përmbatje teknike nga njëra anë, përputhshmëri ligjore në anën tjetër. Pa sorollatje, pa vonesa.
Linjë e dedikuar 24/7 për klientët me kontratë
Përgjigje në seli ose në distancë sipas ashpërsisë
Hetim teknik dhe ruajtje provash
Analizë malware dhe eleminim i kërcënimeve
Menaxhim i njoftimit të shkeljeve sipas GDPR
Ndërlidhje me autoritetet rregullatore
Hartim i komunikimeve për palët e prekura
Forcim i sigurisë pas incidentit
Raport ekzekutiv i incidentit
Dokumentacion mbështetës për shoqëritë të sigurimit
#REKOMANDUAR
Kontratë me afat që garanton përgjigjeje në kohë, përfshin vlerësime proaktive gatishmërie, dhe mbulon një numër të përcaktuar orësh incidenti në vit. Ideale për kompanitë që duan qetësi.
Përgjigje sipas kërkesës për kompani pa detyrime kontraktuale. Tarifë më e lartë për orë, pa kohë të garantuar përgjigjeje, por mbështetje e plotë teknike dhe ligjore sapo angazhohemi.
Na kontaktoni për një mbrojtje ndaj incidenteve — ose na telefononi tani nëse keni nevojë për ndihmë të menjëhershme.
